Ballina Demtime Riaftësime dhe tjetër miqësore për Skënderbeun si përgatitje për Superkupën

Riaftësime dhe tjetër miqësore për Skënderbeun si përgatitje për Superkupën

188
0
Our Sponsor

Klubi i Skëndebreut ka vazhduar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në vendin tonë i cili për korçarët nis më herët se skuadrat e tjera. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi ka planifikuar një tjetër miqësore këtë javë, për të parë gjendjen e lojtarëve të cilët janë vënë në dispozicion të teknikut.

Sipas një njoftimi të klubit, të shtunën do të luhet ndeshja e pestë përgatitore, ndaj ekipit të Besës së Kavajës, që luan në Kategorinë e Parë në këtë sezon. Ky do të jetë testi i pestë për korçarët që e nisën me Maliqin, për të vazhduar me Renovën, Teutën dhe Trepça ’89 përgatitjet e tyre për sezonin e ri.

Our sponsor

Klubi bëri të ditur njëkohësisht se më në fund mesfushorët Lulaj dhe Hoxhaj i janë bashkuar stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës, pasi kanë lënë pas problemet fizike të ditëve të kaluara dhe tashmë do të jenë në dispozicion të trajnerit edhe për takimin e fundjavës.

Artikulli paraprakRrëfimi i Dejvi Bregut: Ja pse u përshtata shpejt në Korçë
Artikulli tjetërTakaj: Beteja e madhe e Skënderbeut është me UEFA-n, kemi dy vjet që merremi me këtë çështje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu