Ballina Lajme Tifozët korçarë, thirrje për të mbushur “Elbasan Arenën”

Tifozët korçarë, thirrje për të mbushur “Elbasan Arenën”

234
2
Our Sponsor

Ndërkohë që të enjte në mbrëmje dolën në shitje biletat on-line të ndeshjes Skënderbeu-Milsami, dje në mesditë kanë dalë në shitje edhe biletat në tre qytetet, Korçë, Elbasan dhe Tiranë. Edhe njëherë tjetër tifozeria korçare u ka bërë thirrje të gjithë sportdashësve kudo ku ndodhen që ta mbushin plot “Elbasan Arenën, të mërkurën e ardhshme në orën 20.45, pasi Skënderbeu po shkruan historinë e futbollit shqiptar. Biletat nga dje kanë dalë në shitje në kinemaja e qytetit të Korçës, në kryeqytet pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” dhe në Elbasan te shitja e biletave pranë stadiumit.

Këto tre pika janë në dispozicion të gjithë tifozëve që duan të sigurojnë një biletë sa më parë, ndërkohë që duhet theksuar se nga dje interesimi ka qenë vërtet i madh. Çmimet tashmë janë bërë të ditura për tifozët qysh gjatë ditës së djeshme, teksa vetëm tribunat kryesore kanë çmime të kripura që variojnë nga 2 mijë, 4 mijë dhe 6 mijë lekë. Ndërkohë, që prapa portave këto çmime janë vetëm 200 lekë, ndërkohë që për tifozët korçarë që do të vendosen në tribunat E, F dhe D çmimet janë 500 lekë dhe transporti është falas.

Artikulli paraprakMë 7 gusht Skënderbeu do të njohë rivalin e Championsit
Artikulli tjetërEskuerdinja: Më pëlqen Shqipëria, shkojmë larg me Skënderbeun

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu