Sigurisht që me interes e ka ndjekur dje shortin trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, i cili në momentet e para nuk donte të jepte asnjë deklaratë për kundërshtarët. Nuk donte ta bënte këtë, pasi Skënderbeu ende nuk e ka prerë zyrtarisht “biletën” për të kaluar më tej, pasi janë edhe 90 minutat e së martës ndaj Krusejdërsit në Irlandën e Veriut. Fjalët e vetme që trajneri Josa ka thënë për shortin, ishin: “Kundërshtarë më të lehtë në krahasim me të tjerët, por kemi edhe një sfidë për të luajtur me irlandezo-veriorët. Duhet të tregohemi një ekip më i bashkuar dhe të qëndrojmë me “këmbë në tokë”. Në fakt, edhe nga futbollistët e Skënderbeut opinioni për kundërshtarët e mundshëm ka qenë në një linjë me trajnerin Mirel Josa. Në atë vazo që ishin kampionët, më mirë se Ludogoretsi apo Milsami, nuk kishte se kush të binte tjetër.