Ballina Kampionati Gvozdenoviç i gëzohet fitores me Laçin: “Iku stresi, për 3-4 javë mund...

Gvozdenoviç i gëzohet fitores me Laçin: “Iku stresi, për 3-4 javë mund të rregullojmë problemet…!”

249
0
Our Sponsor

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, i është gëzuar tre pikëve të skuadrës së tij përballë Laçit, teksa ka theksuar se fitorja nxirrte skuadrën nga stresi që po kalonte në këtë periudhë nga mungesa e rezultateve.

 

“Jo shumë bukur, por kishim nevojë për pikët, ishim në stres pa dy javësh humbje dhe ishte shumë e vështirë për ne, por si gjithmonë bravo çunave. Një ndeshje shumë e vështirë, shumë stresuese.

Our sponsor

 

Por çunat reaguan mirë, e kemi merituar. Jemi të lumtur dhe bravo djemve për këto tre pikët. Jemi pak më mirë se ishte një stres i madh, ishim edhe pak në ngërç.

 

Mund të menaxhonim situatat më mirë, edhe me Rashicën kur ishte një shans i pastër kur ishim 1-0 për ne, nëse shënonte do të mbyllej ndeshja më shpejt pa stres.

 

Katër vitet e fundit nuk kemi fituar asnjëherë në Korçë me ta, një kundërshtar shumë i fortë dhe ishim në ngërç.

 

Unë mendoj të bëjmë vazhdimësi, duhet pak më mirë e bukur se iku stresi. Por Laçi ishte një kundërshtar i fortë dhe nuk mund të luanim një lojë të bukur e të gjitha.

 

Por djemtë u vendosën mirë, në ekuilibër, të vendosur mirë mbrapa, me tranzicion të shpejtë, afër shënimit të golit të dytë, ishim të fortë në ajër. Me këto tre pikë jemi kënaqur por duhet të rregullojmë shumë gjëra brenda fushës.

 

Mund të rregullojmë gjërat, por kemi nevojë për kohë. Nuk mund të them nesër apo pas një jave, mendoj pas 3-4 javësh se kemi lojtarë në pankinë me eksperiencë dhe me ta mund të rregullojmë, si për shembull Doka.

 

Kur të kemi lojtarë më të pjekur e me eksperiencë, mund të rregullojmë këto gjëra. Do të vazhdojmë deri në fund me besim më të madh”, tha Gvozdenoviç për RTSH pas ndeshjes

Artikulli paraprakDështoi transferimi, mbrojtësi rikthehet te Skënderbeu. Fillon stërvitjen me korçarët
Artikulli tjetërKërkojnë 3 pikët ndaj Tiranës, Ivan Gvozdenovic ka 3 dilema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu