Ballina Lajme LAJMI I FUNDIT/ Aksidentohet Skënderbeu, anulohet ndeshja

LAJMI I FUNDIT/ Aksidentohet Skënderbeu, anulohet ndeshja

973
0
Our Sponsor

Një lajm i rëndë është mësuar pak momente më parë për Skënderbeun në volejboll për femra. Ne kemi sjellë aksidentin e fundit në Qafë Thanë, por duket se në autobuzin që është përplasur fatkeqësisht ka qenë ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra që po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale.

 

 

Autobuzi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që vajazat e ekipit që kanë qenë përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar.

Our sponsor

 

 

Portali ynë mëson se një prej vajzave ka pësuar dëmtime në hundë, ndërkohë që një tjetër dëmtime të tjera. Ka mbërritur ambulanca dhe vajzat janë transportuar drejt spitalit.

 

 

Ndeshja Tirana-Skënderbeu që do të luhej sot, nuk mund të luhet, pasi vajzat kanë pësuar traumë dhe pritet edhe konfirmimi i FSHV-së.

Artikulli paraprakE fundit! Largohet Rabiu!
Artikulli tjetërSkënderbeu bie nga Kategoria: Heshtja që dhemb më shumë se rënia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu