Our Sponsor
Dy raste janë për moviolë në këtë ndeshje. Ishte goli i shënuar nga Prençi në minutën e dytë shtesës. Pas një krosimi në zonë, mbrojtësi shënon me kokë në portën e Tafasit, por është anësori i cili ngre flamurin.
Siç shihet edhe nga pamjet, kapiteni i Skënderbeut është më i avancuar se mbrojtësi i fundit i Teutës dhe vendimi për anulimin e golit ishte i drejtë.
Our sponsor
Ndërkohë, korçarët pretenduan edhe për një penallti në minutën e 90+5, ku pas një rivënie anësore, Bismark shtyhet në zonë dhe rrëzohet. Për Hamitin nuk ka asgjë dhe loja vijon, ndërsa disa sekonda më pas, gjyqtari sinjalizon fundin e takimit.