Pothuajse të gjithë repartet e lojës tek korçarët janë të dubluara, madje ka edhe shumë pozicione që janë me tre futbollistë. Kjo është shumë pozitive pasi jo vetëm nxit konkurrencën, por njëkohësisht duhet thënë se i jep luks pikërisht trajnerit Gvozdenoviç të jetë i qetë gjatë gjithë sezonit.
Është një rrugë e gjatë dhe mund të ketë dëmtime, skulifikime, por gjithsesi qetësia është një armë më shumë në këtë sezon. Kështu po marim repartin e mbrojtjes, janë Prençi dhe Ramos në qendër, por janë të gatshëm edhe Vaskes dhe po të mbërrijë edhe Randi bëhen katër në këtë pozicion.
Ndërkohë që është afruar Doka dhe kjo sjell edhe më shumë konkurrencë tek mbrojtësit e krahëve me Zenullarin, Vangjelin, Shaqen, Gercon dhe natyrisht edhe Rabiu.
Pra, duket qartë nga numri që janë dhjetë futbollistë për katër pozicione. Një zgjidhje e mirë nga drejtuesit për të pasur një ekip të kompletuar.