Ballina Kampionati Në Kategorinë e Parë pas 13 vitesh, Skënderbeu kthehet në “supermarket” për...

Në Kategorinë e Parë pas 13 vitesh, Skënderbeu kthehet në “supermarket” për klubet e tjera

138
0
Skënderbeu
Our Sponsor

Matematikisht në Kategorinë e Parë, Skënderbeu ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm, ku pas 13 vitesh do të jetë larg elitës së futbollit shqiptar.

Një sezon i vështirë, me shumë luhatje, por në fund asgjë nuk ndryshoi me skuadrën që nuk ia doli të mbijetonte në “Abissnet Superiore”. Korçarët mund të kthehen në “supermarket” për skuadrat e elitës dhe jo vetëm, por edhe për skuadrat e promovuara nga Kategoria e Parë (për momentin, Bylis dhe Erzeni).

Pavarësisht mungesës së rezultateve, Skënderbeu vazhdimisht ka tentuar të dhurojë një futboll të mirë dhe kjo falë elementëve që ka në përbërje, me një skuadër shumë të re në moshë. E sigurt është që kapiteni, Vangjel Zguro nuk do të jetë pjesë e ekipit në edicionin e ri, ndërsa shumë elementë të tjerë pritet të “shtegtojnë” larg Korçës.

Our sponsor

Një nga lojtarët që ka spikatur në këtë sezon është portieri Bekim Rexhepi, i cili është lojtari më i aktivizuar i skuadrës, me 32 ndeshje (përvec ndeshjes me Tiranën në fazën e katërt) dhe 2880 minuta. Për portierin, i cili është në formë huazimi nga Shkëndija e Tetovës nuk mungojnë ofertat dhe sezoni i ri mund ta gjejë me një skuadër të re.

Po ashtu edhe mbrojtësi Leard Sadriu (i treti për minuta, 2702) vështirë se do të rikthehet në Tetovë dhe mund të qëndrojë në “Abissnet Superiore”. Mesfushori Uerdi Mara dhe sulmuesi Elvi Berisha janë gjithashtu në “orbitën” e disa klubeve dhe mund të ndryshojnë shumë shpejtë ambient, ndërsa nga reparti i prapavijës mund të lëvizë edhe Vitija. Gjithsesi, ndryshimet në klub pritet të jenë të shumta, ndërsa skuadrat kundërshtare po studiojnë situatën dhe kanë nisur “piketimet” e para, për sezonin e ardhshëm.

Skënderbeu do të luajë tre ndeshjet e mbetura në elitë, duke mbyllur një kapitull të suksesshëm, ndërsa nga vera, misioni i korçarëve do të jetë rikthimi sa më i shpejtë në elitë.

Artikulli paraprakKategoria e Parë do të jetë “flakë” dhe si Superiorja sezoni tjetër: Skënderbeu, Flamurtari, Lushnja, Apolonia dhe Dinamo
Artikulli tjetërU zgjodh në krye të korçarëve, Gentian Liçi zbardh planin për rikthimin e Skënderbeut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu