Ballina Lajme Skënderbeu gati prezantimet e tjera, mësoni…

Skënderbeu gati prezantimet e tjera, mësoni…

0
2232

Ishte deklaruar nga ana e stafit teknik të korçarëve se në ditët e para të kësaj jave do të fillohej edhe me prezantimet e futbollistëve që janë afruar ose do të afrohen nga merkato.

Fillimisht u bë me dije për futbollistët që do të largoheshin dhe kjo lidhej me afrimet. Deri në këto momente janë katër futbollistë që janë larguar dhe po kaq priten që edhe të afrohen.

 

 

I pari tashmë është prezantuar që do të veshë fanelën e korçarëve dhe ai është portugezi Paulo Estrela, por ky është vetëm fillimi edhe pse nuk u bë i mundur që sulmuesi nga Kolombia të vishte fanelën e klubit bardhekuq. Tani është radha e dy futbollistëve të tjerë.

Nga burime më se të sigurta pranë korçarëve mësohet se ditën e sotme do të kemi edhe prezantimet e radhës. Korçarët nuk nxitohen në deklarime për merkaton, ata bëjnë publik emrat vetëm në momentin që hidhet firma mbi kontratat dhe sot besohet shumë se do të ketë zhvillime shumë pozitive.

 

Ndeshja e radhës është tashmë më afër se kurdo, kur do të luhet kundër Partizanit dhe Shkënderbeu kërkon që të merren shpejt masat për federimin e futbollistëve dhe çështja e dokumentacionit nuk duhet të jetë pengesë për aktivizimin e tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu