Ballina Football E BUJSHME/ 800 mijë euro për titullarin e Skënderbeut, 20-vjeçari do të...

E BUJSHME/ 800 mijë euro për titullarin e Skënderbeut, 20-vjeçari do të udhëtojë drejt Ukrainës për testet mjekësore

1775
0
Our Sponsor

Skënderbeu është skuadra që në thuajse në çdo merkato bën shitje mjaft të rëndësishme, me klubin që fiton kështu financiarisht shuma të parezistueshme. I radhës që me shumë gjasa do të shitet jashtë gjatë kësaj merkatoje është Ermir Rashica.

Sulmuesi është një pikë kyçe dhe shumë e rëndësishme për eskuadrën korçare, por tashmë drejtuesve u ka ardhur një ofertë tunduese për shërbimet e tij. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se për Rashicën një skuadër ukrainase ka hapur “thesin”.

800 mijë euro është oferta në tavolinën e Skënderbeut e bërë nga skuadra e Metalist Kharkiv. Tek këto të fundit vetëm pak ditë më parë është transferuar një tjetër lojtar i Superiores, Cristian Mba.

Our sponsor

Rashica do të luajë ndeshjen e fundit me Skënderbeun, teksa do të zbresë në fushë kunder Vllaznisë, ditën e nesërme. Menjëherë pas kësaj sfide do të udhëtojë drejt Ukrainës për të kopsitur të githa detajet e këtij transferimi dhe për të bërë edhe vizitat mjekësore, pasi marrëveshja mes klubeve është arritur.

Artikulli paraprakSkënderbeu gati prezantimet e tjera, mësoni…
Artikulli tjetërE fundit! Largohet Rabiu!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu