“Të trija rezulatet janë në fushën e lojës kundër ekipit të Partizanit në këtë ndeshje transferte. Mundësit janë për çdo ekip, kështu që edhe ne i kemi këto mundësi, pavarësisht kundërshtarit dhe faktorit fushë.”
Janë këto fjalët e para të zv/trajnerit të korçarëve Gentjan Liço, para ndeshjes me Partizanin.
Madje, Liço shkon më tej kur flet edhe për gjendjen e ekipit: “Gjendja është shumë e mirë, ekipi ka punuar fort edhe këtë javë për të përmirësuar disa elemente të veçantë të lojës.”
Ndërkohë i pyetur për përbërjen dhe gjendjen aktuale ai ka deklaruar se: “Mund të them se futbollistët janë në gjendje të mirë dhe nuk kemi të dëmtuar. Për formacionin kemi kohë të vendosim pasi të zhvillojmë këto seancat e këtyre ditëve.”
Faktet kanë treguar nga sezoni i kaluar se korçarët zhvillojnë ndeshje të mira në transfertë dhe kanë marrë edhe pikë maksimale, kështu që edhe kjo e radhës nuk pa pse të shihet me pesimizëm.











