Skënderbeu nuk e ka nisur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, me rezultatet që janë larg pritshmërive.
Sikur të mos mjaftonin problemet në prapavijë, korccarët po vuajnë shumë edhe në repartin e sulmit.
Për këtë arsye, drejtuesit kanë punuar për të afruar një sulmues, të cilin duket se e kanë gjetur. Mësohet se Skënderbeu ka arritur marrëveshjen për afrimin e sulmuesit anësor, Liridon Balaj.
Balaj para se të vinte në Skënderbeut ka luajtur në kampionatin belg me ekipin e Deinze, por edhe në Zvicër me ekipin e Arau e po ashtu në Kosovë me ekipin e Besës së Pejës.
25 vjeçari ka veshur për disa ndeshje edhe fanellën e ekipit të Kosovës në vitin 2021.
Në transfermarket vlera e kartonit për lojtarin është vlerësuar me 200 mijë euro, gjithashtu mësohet se lojtari ka qenë i lirë që nga fundi i sezonit ndaj e për këtë kalimi në Skënderbeu ka qenë me parametra 0 dhe federimi nuk ka pasur probleme zyrtare.