Ballina Intervista Gvozdenoviç reagon pas ndeshjes: “Jemi në pozita të këqija, kemi edhe presion…!”

Gvozdenoviç reagon pas ndeshjes: “Jemi në pozita të këqija, kemi edhe presion…!”

686
0
Our Sponsor

“Jam shumë i mërzitur. Në pjesën e parë ishte Dinamo më mirë, në pjesën e dytë, Skënderbeu e dominoi lojën.

 

Ishim afër për ta fituar ndeshjen. Pastaj vendosi një gabim, rezultati ishte 2-1, çfarë mund të them.

Our sponsor

 

Te goli i parë ishte moment 2 kundër 1, Zabergja dhe Meksi. Rashica ishte me vonesë. Në pjesën e parë Dinamo ishte më mirë. Në pjesën e dytë u rregulluam, ata nuk u rrezikuan shumë.

 

Goli i dytë erdhi nga një gabim i Ramos. Ata reaguan shpejtë nga auti, nuk ishim vendosur mirë, ishte e vështirë të reagoje.

 

Do të shikojmë, do flasim me çunat, do bëjmë analizat. Jemi në pozita të këqija, kemi edhe presion. Nga nesër do të shikojmë çfarë do të bëjmë më mirë”, u shpreh Gvozdenoviç për “Super Gol” në RTSH.

Artikulli paraprakGvozdenoviç shkund Skënderbeun në analizë pas humbjes: Nuk ishim të këqij sa duhet
Artikulli tjetërArrihet marrëveshja, Skënderbeu transferon Balaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu