Ballina Demtime Dëmtohet Latifi, në dyshim për ndeshjen me Milsamin

Dëmtohet Latifi, në dyshim për ndeshjen me Milsamin

181
0
Our Sponsor

Talenti kosovar braktis stërvitjen, sot analizat dhe përgjigja përfundimtare

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa dje pak minuta përpara fundit të stërvitjes është bërë me “dhimbje koke”, pasi mesfushori i talentuar, Liridon Latifi, në një moment u dëmtua në kofshën e këmbës së djathtë. Më pas stafi mjekësor e ka mbuluar krejtësisht me akull, ndërkohë që kosovari ka lënë stërvitjen dhe është drejtuar për në dhomat e zhveshjes. Një episod që ka shqetësuar të gjithë stafin e Skënderbeut, por edhe tifozët e shumtë të pranishëm në stadium. Ndërkaq, vetë Latifi pas problemit fizik që pato gjatë seancës stërvitore, i kontaktuar nga gazeta ka thënë vetëm kaq: “Kam dhimbje,” – dhe absolutisht që ka treguar mërzitje në fytyrë. Gjithsesi, mbetet në dyshim për ndeshjen e nesërme dhe masa e dëmtimit do të mësohet vetëm gjatë ditës së sotme. Latifi ka qenë absolutisht një nga lojtyarët më të mirë të skuadrës së Skënderbeut gjatë ndeshjeve të luajtur në Champions Ligë këtë sezon. Mesfushori kosovar ka shkëlqyer në çdo ndeshje, duke tërhequr edhe interesimin e menaxherëve të shumtë. Mungesa e mundshme e tij mund të jetë një problem për korçarët.

Our sponsor
Artikulli paraprak30 autobusë në dispozicion të tifozëve korçarë
Artikulli tjetërSfida e Champions, policia prezanton planin e masave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu