Për ata që janë federuar për herë të parë me Skënderbeun mund të themi se vlonjati Arbër Abilaliaj do të mbajë numrin 21, braziliani Eskuerdinja numrin 30, bullgari Hristov numrin 17, shkodrani Dema numrin 6 dhe kosovari Shabani numrin 25.
Sipas regullores së UEFA-s, nëse Skënderbeu e kalon turin e dytë, ka të drejtën e federimit të një futbollisti tjetër. Kjo mund të ndodhë, nëse Skënderbeu kalon Krusejdërs. Objektivi është për ta kaluar turin e dytë, por mbetet për t’u parë gjithçka. Kundërshtari nuk është ndonjë emër i madh, por futbollistët, stafi dhe drejtuesit e kanë vlerësuar maksimalisht.
salihi eshte ne liste ?
po
ok 😉