Our Sponsor
Ka dy ditë që ai është bashkuar me grupin, por dje ka qenë më mirë. Sipas burimeve pranë stafit teknik, Shkëmbi do të jetë të martën në fushë nga minuta e parë, ndërkohë që për lojtarin tjetër të dëmtuar, Sabjen Lilajn, vendoset sot. Prej disa ditësh ky i fundit është stërvitur individualisht dhe sot pritet të merret përgjigja përfundimtare, nëse Lilaj mund të jetë pjesë e formacionit apo jo.
Por edhe për të gjasat janë të mëdha që të jetë në fushë. Problemet vazhdojnë për brazilianin Ademir Souza, i cili të paktën për ndeshjen e parë nuk do të jetë gati. Ngarkesa e madhe në Austri duket se e ka lodhur gjurin e operuar të brazilianit dhe ai nuk do të jetë as në stol.
Our sponsor