Është pikërisht portali “Ksskenderbeu.cim” që zbulon në këto momente një tjetër lajm që lidhet me merkaton e Skënderbeut dhe pikërisht merkaton në dalje. Mario Rabiu është shitur nga ana e klubit bardhekuq dhe nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut në vazhdim.
Pas Ermir Rashicës vjen edhe kjo shitje që duket se do të jetë e fundit në këtë merkato dimri dhe të njëjtat burime që konfirmojnë këtë shitje bëjnë me dije se destinacioni i shitjes është në Kazakistan ose Azerbaxhan. Mbetet që të zbulohen detajet e kësaj shitjeje, por gjithçka është e mbyllur dhe pritet që klubi të dalë në një konfirmin zyrtar për të zyrtarizuar ekipin me të cilin ka firmosur Mario Rabiu. Sipas transfermarkt Rabiu vlente 300 mijë euro, por sigurisht që pretendohet që klubi ta ketë shitur më shtrenjtë.
Aq më tepër nuk dihet dhe shuma që do të përfundojë në arkën e klubit “Skënderbeu”, por flitet se është një shumë e majme që do të fuqizojë edhe më shumë klubin që pret në orët e fundit të merkatos të afrojë edhe e pakta dy lojtarë të tjerë.
Në vendin e tij tashmë do të shikojmë Paulo Estrelën, portugezin që erdhi në merkaton dimërore dhe duket se klubi ka punuar me plan, pasi e ka gjetur zëvendësuesin.
Nigeriani Mario Rabiu kujtojmë që është rritur në Itali dhe ka luajtur atje me ekipe të tilla si Modena, Grosete, Viterbese dhe më 1 korrik të vitit 2023 u bë pjesë e Skënderbeut. Me bardhekuqtë ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe një lojtar shumë i rëndësishëm, teksa këtë sezon është aktivizuar 20 ndeshje me 1779 minuta aktivizimi dhe me një gol të shënuar.
Detajet e shitjes së Mario Rabiut në Kazakistan apo Azerbaxhan pritet t’i zbulojë vetë klubi në orët në vazhdim.
I urojmë suksese Mario Rabiut!



