Ballina Football E RËNDË/ PËRVEÇ GJOBËS, DISIPLINA I BLLOKON EDHE MERKATON SKËNDERBEUT…

E RËNDË/ PËRVEÇ GJOBËS, DISIPLINA I BLLOKON EDHE MERKATON SKËNDERBEUT…

446
0
Our Sponsor

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka publikuar vendimet në lidhje me javën e fundit në futbollin shqiptar. Përveç gjobave të zakonshme dhe pezullimeve, bien në sy masat ekstreme për të bllokuar merkaton e tre klubeve të Superiores, Tiranës, Dinamo dhe Skënderbeut për arsye të mosshlyerjes së detyrimeve financiare .Skënderbeun nuk do të mund të regjistrojë futbollistë për shkak të detyrimeve të prapambetura për Dejvi Bregun.

 

Merkato e këtyre klubeve do të jetë e bllokuar për [the_ad id=”2182″]tre afatet e radhës ndërsa ky vendim mund të hiqet vetëm nëse klubet e sipërpërmendura paguajnë detyrimet.

Our sponsor

[the_ad_placement id=”adsenseinfees”]

Vendimet e Disiplinës:

 

KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë;

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë;
  2. Zyrtari i FK Apolonia, Robert Caushaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë;
  3. Lojtari i KF Butrinti, Ardit Jaupaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë
  4. Zyrtari i KF Butrinti, Dhiogjen Muço, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë
  5. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 09.07.2021 dhe vendimit nr. 5, datë 02.06.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  6. FC Dinamo, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 06.03.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  7. KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 10.06.2022 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  8. Pranimin e kërkesës së FC Dinamo për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Bakary Goudiaby në bazë të nenit 75 të KDE.
  9. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta, Fatmir Koci, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  1. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Tirana, Akil Jakupi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.
  2. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Besëlidhja, Klejdi Dibra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.

[the_ad_placement id=”randoom”]

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”.

Artikulli paraprakTrajneri Gvozdenoviç: Rezultati nuk është i drejtë, pika ndaj Tiranës nuk e kënaq Skënderbeun
Artikulli tjetërRikthehet Superiore, ja kur luan Skënderbeu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu