Pavarësisht këtyre lëvizjeve, drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç në një prononcim për “RTSH Sport” shprehet se ky Skënderbe nuk ka shumë ndryshim nga ekipi që fitoi titullin sezonin e kaluar. Ai shprehet se me skuadrën janë bashkuar lojtarë të cilët kanë shumë cilësi dhe kualitet.
“Ndryshimet në skuadër? Ky Skënderbe nuk dallon shumë nga ai i kampionatit të kaluar. Kemi afruar shumë lojtarë të rinj pasi kjo ka qenë edhe më parë politikë e jona. Kemi afruar lojtarë me cilësi dhe me kualitet dhe këtë do ta vërtetojmë me kalimin e kohës.
Sulmi? Çështja e këtij reparti është i hapur por do kemi edhe 1-2 afrime në këtë repart dhe them se edhe merkatoja e Skënderbeut në përgjithësi është e hapur. Nuk mund të përmend emra konkret tani por shumë shpejtë do t’i bëjmë të ditur për publikun
Nimaga dhe Aliti? Kemi pasur oferta për Nimagën dhe jemi në bisedime me disa klube dhe një lëvizje me Nimagën është e hapur. Nëse edhe për Alitin vjen oferta që duam, atëherë do të mendojmë edhe për të.
Finalja e Superkupës? Është tregues i mirë para fillimit të kampionatit dhe do të jetë ndryshe nga ndeshjet miqësore të luajtura deri tani”, u shpreh Haris Fakiç.