Ballina Lajme Skënderbeu monitoron situatën e mesfushorit, rriten kuotat për të firmosur në Korçë

Skënderbeu monitoron situatën e mesfushorit, rriten kuotat për të firmosur në Korçë

35
0
Our Sponsor

Klubi bardhekuq është duke vijuar punën për të afruar në ekip edhe mesfushorët e kërkuar nga trajneri Orges Shehi, e mbi të gjitha sulmuesin që duhet të bëjë diferencën. Ditët e fundit janë rritur mjaft kuotat për të pasur afrim të radhës një lojtar cilësor dhe me perspektivë për të ardhmen si Emir Sahiti.

Pas largimit nga Rabotniçki te Hajduku i Splitit, 20-vjeçari duket se nuk ka gjetur vendin e përshtatshëm dhe me shumë mundësi pritet që të dalë një lojtar i lirë në merkato. Për këtë arsye, korçarët janë duke monitoruar me kujdes situatën.

Our sponsor

Sahiti kërkon që të ketë një karrierë në vazhdim te një ekip me potencë në arenën ndërkombëtare, por nëse një gjë e tillë nuk do të realizohej, Skënderbeu mbetet te dera për të përfituar. Drejtuesit kanë vendosur kontaktet me lojtarin dhe sikundër raportojnë burimet pranë klubit për gazetën, gjasat janë që të firmosë.

Artikulli paraprakFakiç është i sigurt: Ky Skënderbe nuk ndryshon nga viti i kaluar, po ndjekim politikën tonë
Artikulli tjetërKategoria Superiore nis me spektakël, mësoni datat dhe oraret zyrtare të javës së parë, ja kur luajne kampionet!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu