Ballina Intervista Josa: Humbja ndaj Laçit djeg, kualifikimi vendoset në Korçë

Josa: Humbja ndaj Laçit djeg, kualifikimi vendoset në Korçë

41
1
Our Sponsor

JOsa

Humbja kundër Laçit ka lënë shenjë në kampin bardhekuq. Kjo kuptohet qartë në fjalët e trajnerit të Skënderbeut, Mirel Josa, i cili në intervistën e tij për “Panorama Sport” para ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Kukësit, ka zgjedhur të përgjigjet mjaft shkurt.

Nuk ka dashur të futet në detaje, ndonëse e thotë hapur se qëllimi i ekipit të tij është që të futet në fushë dhe të marrë një rezultat që do t’i jepte kualifikimin për në finale.

Josa e ka quajtur të vështirë takimin kundër verilindorëve, pavarë- sisht se specifika e Kupës është e ndryshme nga ajo e kampionatit, teksa nuk ka pranuar të flasë për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Partizanit.

Our sponsor

Profesor, dy ditë pas humbjes me Laçin, si është gjendja e ekipit në prag të Kupës?

Sigurisht që pas çdo humbjeje situata nuk është e qetë, pasi asnjëherë humbjet nuk janë të mira. Megjithatë, kemi punuar gjatë gjithë këtyre ditëve për të qenë sa më mirë dhe për të ngritur moralin pas kësaj disfate.

Humbjet djegin gjithmonë, por kjo kundër Laçit në fund të kampionatit është e ndryshme nga të tjerat?

Sigurisht që po. Për vetë faktin se edhe koha e rikuperimit është e pakët, atëherë mbetet një humbje që djeg më shumë se të tjerat. Por gjithsesi është një humbje.

Humbje që mund t’i kushtojë titullin Skënderbeut?

Nuk mund të themi që tani se do të jetë një humbje që do të na kushtojë titullin, kjo pasi jemi vetëm një pikë larg kreut. Do të shohim se si do të shkojnë gjërat dhe pas ndeshjes me Partizanin do të flasim më gjerësisht.

Pse pikërisht pas kësaj ndeshjeje?

Sepse përveç humbjes në Laç, do të na mungojnë edhe disa lojtarë kundër Partizanit për kartonët që u dhanë. Prandaj, them se do të flasim më gjerësisht pas kësaj ndeshjeje. Mungojnë tre dhe gjendja është e vështirë sidomos në mbrojtje.

Si po shkon rikuperimi i Osmanit?

Po shohim, po mundohemi ta sjellim gati. Tani radhën e ka Kupa.

E vështirë përballë Kukësit?

Po, është e vështirë. Normal luajmë kundër ekipit të vendit të parë dhe do të jetë një ndeshje impenjative. Por Kupa ka specifikë tjetër nga kampionati dhe do të jetë një ndeshje e parë që do të kërkojmë të marrim një rezultat të mirë për të zhvilluar edhe ndeshjen e dytë në Korçë pas dy javësh.

Kualifikimi do të vendoset në Korçë?

Sigurisht që po, cilido të jetë rezultati, kualifikimi vendoset në Korçë. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë në këtë takim dhe të marrim një rezultat të kënaqshëm.

Duke parë që kundër Kukësit do të keni ndeshje direkte për kampionatin, mund të quhet kjo e Kupës një ndeshje prove?

Jo, aspak. Nuk e mendojmë këtë gjë. E thashë edhe më sipër, ndeshjet ndryshojnë nga kompeticioni që luhet. Do të bëjmë tjetër lojë tani dhe tjetër lojë në kampionat. Nuk do të provojmë asgjë në ndeshjen e sotme që të na vlejë për kampionatin. Janë kompeticione të ndryshme.

Javë e ngarkuar për Skënderbeun, si do të luhet kundër Partizanit duke parë mungesat e shumta?

Nuk jemi duke menduar për këtë ndeshje. Do të luajmë një herë kundër Kukësit dhe pas saj do të mendojmë për Partizanin.

 

Artikulli paraprakProbleme pa fund për korçarët, Progni e Berisha s’ia dalin
Artikulli tjetërKupa e Shqipërisë/ Kukësi thyen Skënderbeun, vendos goli i Pejiç, kualifikimi mbetet i hapur

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu