Ballina Demtime Probleme pa fund për korçarët, Progni e Berisha s’ia dalin

Probleme pa fund për korçarët, Progni e Berisha s’ia dalin

145
0
Our Sponsor

Nuk kanë fund problemet te Skënderbeu. Pas tri mungesave të konfirmuara kundër Partizanit (për shkak kartonësh nuk janë të gatshëm Vangjeli, Abazi dhe Nimaga), lajme jo të mira vijnë në prag të gjysmëfinales së parë të Kupës.

Berisha dhe Progni humbasin takimin që do të luhet sot kundër Kukësit, si edhe rrezikojnë atë të fundjav- ës kundër “demave të kuq”. Dy futbollistët janë stërvitur veçmas ditën e djeshme për shkak të problemeve fizike.

Mungesa që bëjnë me “dhimbje koke” trajnerin bardhekuq, që duhet të gjejë patjetër një zgjidhje për të ndërtuar formacionin.

Our sponsor

E vetmja shpresë për Josën mbetet rikuperimi i Osmanit në mbrojtje për të ndërtuar pa probleme këtë repart. Në të kundërt, prapavija pritet t’i besohet të riut Bruno Lulaj për ndeshjen kundër të kuqve. Por edhe mesi i fushës shqetëson jo pak trajnerin bardhekuq. Nëse nuk rikuperohen në kohë Berisha dhe Progni, mbetet një problem i madh për të ndërtuar 11-shen bazë të ekipit.

 

Artikulli paraprakPolemika te korçarët, Martins bëhet çështje, sulmuesi s’e pranoi zëvendësimin
Artikulli tjetërJosa: Humbja ndaj Laçit djeg, kualifikimi vendoset në Korçë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu