Skënderbeu nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superiore.
Korçarët shpërdoruan avantazhin e dyfishtë pas dy golave të shënuar nga Rashica në minutën e 8-të dhe Bismark në minutën e 48-të.
Në krahun tjetër ballshiotët nuk u dorëzuan dhe barazuan falë golave të Përgjonit në minutën e 50-të dhe Berko në minutën e 82-të.
Kjo humbje e lë Skënderbeun në vendin e fundit me 15 pikë, ndërsa Bylis mban vendin e nëntë me 17 pikë.



