Skënderbeu-Bylis është përballja që starton në orën 16:30, ndërkohë që tashmë janë përcaktuar edhe gjyqtarët e kësaj përballjeje që ka marrë interes të madh për vetë pozitat që kanë të dy skuadrat në tabelën e klasifikimit.
Tashmë është zbuluar edhe gjyqtari dhe do të jetë Juxhin Xhaja kryesori i ndeshjes së sotme, ndërkohë që kujtojmë se të enjten që kaloi ai gjykoi në Gjermani ndeshjen mes Hoffenheim-FCSB dhe kjo do të thotë se vjen nga Gjermania direkt për të gjykuar ndeshjen e Korçës.
Federata tashmë ka vendosur edhe pjesën tjetër që do të jenë sot pjesë e gjykimit në sfidën mes Skënderbeut dhe Bylisit.
Më poshtë sjellim dhe ekipin e “xhaketave të zeza”!
SKËNDERBEU – BYLIS
Arbitër kryesor: Juxhin Xhaja
Asistent 1: Arbër Zalla
Asistent 2: Rejdi Avdo
Arbitër i 4: Erjon Bylykbashi
Var: Kreshnik Barjamaj
Avar: Olsion Yzeiraj
Skënderbeu-Bylis është ndeshja që do të nisë në orën 16:30 dhe tashmë janë caktuar gjyqtarët për këtë përballje të shumëpritur, nisur nga pozitat e rëndësishme që të dyja skuadrat kanë në renditjen e ligës.











