Ka kohë që po flitet për talentin e Skënderbeut Ermir Rashica, madje qysh në merkaton verore që kaloi Rashica ishte ndër më të kërkuarit nga klube të ndryshme europiane, ndërkohë që së fundi është transfermarkt ajo që e rrit edhe më shumë vlerën për djaloshin nga Mitrovica.
20-vjeçari që është edhe kapiten i ekipit tonë kombëtar Shpresa vlerësohet së fundi plot 500 mijë euro nga transfermarkt, duke u rritur nga 350 mijë që ishte më parë edhe më 150 mijë euro të tjera. Një nga verat më të larta në superligë është kjo e Rashicës duke parë edhe moshën që është vetëm 20-vjeç dhe tashmë Ermiri është një “xhevahir” në klubin bardhekuq.
Sigurisht që edhe në merkaton e janarit ofertat për Rashicën do të jenë të shumta, por a do të arrijë ta mbajë presidenti Ardjan Takaj apo jo, kjo mbetet për tu parë. Për momentin bardhekuqtë kërkojnë mbi 1 milion euro për Ermir Rashicën dhe sigurisht edhe vlerë të konsiderueshme kartoni, por nga dita në ditë vlerat e sulmuesit nga Mitrovisa rriten edhe më shumë.
Në transfermarkt sigurisht që vlerat e lojtarëve ndryshojnë vazhdimisht dhe së fundi është Rashica që vlerësohet me 500 mijë euro, duke kryesuar listën e lojtarëve të Skënderbeut. Më poshtë sjellim 10 futbollistët që vleresohen më shumë te Skënderbeu:
Ermir Rashica 500 mijë euro
Mario Rabiu 300 mijë euro
Marko Alia 250 mijë euro
Dejvid Janaqi 250 mijë euro
Juri Merlim 250 mijë euro
Albi Doka 200 mijë euro
Ardit Nikaj 200 mijë euro
Luko Vaskez 200 mijë euro
Randi Dumfor 200 mijë euro
Elvis Prençi 150 mijë euro
Prej disa kohësh po flitet për talentin e Ermir Rashicës së Skënderbeut. Madje, edhe gjatë merkatos së kaluar verore, Rashica ishte ndër lojtarët më të kërkuar nga klube të ndryshme evropiane. Ndërkaq, së fundmi Transfermarkt ia ka rritur edhe më shumë vlerën lojtarit të ri nga Mitrovica.



