Korçarët luajnë në shtëpi përballë Turbinës me synim kalimin e turit.
Pas fitores në kampionat përballë Erzenit, Skënderbeu kërkon të ecë përpara edhe në kupën e Shqipërisë. Në ndeshjen e nesërme ndaj Turbinës së Cërrikut ekipi i trajnerit Ivan Gvozdenoviç do të kërkojë kalimin në turin tjetër. Për kapitenin Erlis Frashëri, Skënderbeu ka objektiv kalimin e sa më shumë tureve në kupën ndaj do të bëjë maksimumin në çdo ndeshje edhe në këtë kompeticion.
“Sa i takon kampionatit korçarët ndodhen në vendin e katërt, teksa kapiteni është i bindur se ky pozicion nuk shkakton presion të shtuar për lojtarët që mendojnë ndeshjen e radhës dhe kërkojnë gjithmonw të marrin maksimumin” – ka thënë Erlis Frashëri, Kapiten i Skënderbeut.
Korçarët janë momentalisht në garë në të dy kompeticionet teksa sa i takon ndeshjes së nesërme pritet që trajneri të aplikojë rotacion të zgjeruar për t’i dhënë më shumë minuta lojtarëve që kanë pasur pak hapsira në kampionat.