Nga e shtuna e 13 janarit
deri më 3 shkurt: Nga 5 ndeshje, 4 në transfertë
Starti i këtij viti duket se do të jetë “zjarr” me ndeshje për Skënderbeun. Duket se vetëm pak ditë kohë do të ketë Skënderbeu për t’u përgatitur për kalendarin e ngjeshur me ndeshje.
Tashmë kalendari është zyrtar për 5 ndeshjet e para të vitit për këtë Skënderbe e thënë ndryshe nga 13 janari deri më 3 shkurt.
Pra, janë 21 ditë ndeshje me ngarkesë të lartë, ku Skënderbeu do të luajë 5 takime dhe më e veçanta është se 4 prej tyre i luan në transfertë dhe 1 në shtëpi.
Madje 4 janë për kampionat dhe një për Kupën e Shqiprisë. Më poshtë po sjellim edhe ndeshjet e Skënderbeut, ndërkohë që skuadra korçare duket se ka një short më shumë se të vështirë që në start dhe kjo sigurisht bën që takimet të vlerësohen maksimalisht.
Më poshtë kalendari i Skënderbeut, 5 ndeshjet e radhës:
JAVA 19 Egnatia-Skënderbeu 13.01.2024 13:30
JAVA 20 Skënderbeu-Dinamo 20.01.2024 17:00
KUPA Teuta-Skënderbeu 24.01.2024 17:00
JAVA 21 Tirana-Skënderbeu 28.01.2024 17:00
JAVA 22 Teuta-Skënderbeu 03.02.2024 17:00












