Ballina Kampionati Lajmi i fundit/ Takaj prezanton trajnerin Shehi: Lufta jonë e madhe është...

Lajmi i fundit/ Takaj prezanton trajnerin Shehi: Lufta jonë e madhe është me UEFA-n!

30
0
Our Sponsor

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka prezantuar para pak minutash trajneri e ri të skuadrës, Orges Shehin. Marrëveshja me ish-portierin, që u tërhoq nga futbolli i luajtur në fund të sezonit që lamë pas, ishte arritur prej kohësh, ndërsa sot është bërë prezantimi zyrtar.

 

Shehi ka qenë pjesë e ekipit korçar në 8 vitet e fundit, ku ka fituar 7 herë titullin, ndërsa dy sezonet e fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në krah. Është individi me kontributin më të madh në periudhën e sukseseve të mëdha të Skënderbeut: 7 tituj, 2 herë në grupet e Europa League, Kupë Shqipërie dhe Superkupë.

Our sponsor

Tani Shehi ka marrë detyrën e re të trajnerit dhe synon të ecë në rrugën e sukseseve edhe si drejtues teknik. Në stafin e tij do të jenë Edlir Tetova, Ilir Bozhiqi, Gentian Liçi dhe përgatitës atletik do të jetë Kosta Jani.

Gjatë prezantimit të trajnerit Shehi, presidenti Takaj tha: “I besuam Shehit, pasi ishte lojtari me më shumë përvojë te Skënderbeu. Kemi besim se ai do të bëjë mirë edhe si trajner. Skënderbeu do të luftojë sërish për titullin kampion, por lufta jonë më e madhe është me UEFA-n, që besoj se do ta fitojmë. Presim lojtarë të tjerë, që do të jenë të rinj, pasi kjo është politika jonë. Duam lojtarë,q ë t’i rrisim dhe më pas t’i shesim, si në rastin e Olainkës, nga i cili mund të fitojmë sërish, pasi do të shitet nga klubi aktual”.

Artikulli paraprakAldo Teqja do të zëvendësojë Orgest Shehin: Po flasim për një…
Artikulli tjetërOsmani mbetet besnik te Skënderbeu dhe paralajmëron Shehin: Nuk lihen shokët në stol

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu