Ballina Kampionati Osmani mbetet besnik te Skënderbeu dhe paralajmëron Shehin: Nuk lihen shokët në...

Osmani mbetet besnik te Skënderbeu dhe paralajmëron Shehin: Nuk lihen shokët në stol

99
0
Our Sponsor

Tefik Osmani duket se u ka dhënë fund zërave për sa i përket merkatos, duke qenë se nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ai shprehet se do të vazhdojë të jetë te Skënderbeu dhe me Shehin në krye të pankinës, ka besim se do të jetë titullar.

Normalisht, që shkrimi i Osmanit ishte me nota shakaje, duke qenë se ai me Orges Shehin janë dëshmitarë të viteve të suksesshme të klubit korçar.

Our sponsor

Pas disa sezoneve fantastike me Skënderbeun, sot, ish-portieri Orges Shehi do të marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës si trajner, ku do të kërkojë të përsërisë sukseset që paraardhësit e tij kanë arritur.

” Të fillosh të shkruash për ty @orgesshehi1 nuk mbaron kurrë. Kam shumë foto me ty por vendosa këtë me kostum, pasi sot heq atë të futbollistit dhe vesh të trajnerit. Edhe unë tani e kam më të sigurt formacionin pasi shokët nuk lihen ne stol. Suksese Profesor Shehi”, shkruhej në postimin e Osmanit.

Artikulli paraprakLajmi i fundit/ Takaj prezanton trajnerin Shehi: Lufta jonë e madhe është me UEFA-n!
Artikulli tjetërPrezantohet Shehi, Takaj: Ja pse e bëra trajner të Skënderbeut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu