Our Sponsor
Me një vështrim të kalendarit, Skënderbeu ka një short disi të vështirë përpara, teksa duhet të përballet me Tiranën dhe Kukësin në transfertë. Janë pikërisht këto dy ndeshje që në rast dështimi do të zhvlerësonin plotë- sisht fitoren e madhe ndaj Partizanit.
Diferenca me ndjekësin më të afërt, Kukësin, është vetëm një pikë, ndërsa me skuadrën më të largët, Partizanin, është 4 pikë. Sikur të mos mjaftonte kjo, bardhekuqtë kanë një kalendar të ngjeshur, pasi përveç ndeshjeve që të çojnë drejt titullit, duhet të përballojnë edhe kupën kundër Kukësit. Gjithçka praktikisht është e hapur, por për titullin duhet fitore në një nga transfertat e vështira në Kukës ose Tiranë, edhe pse brenda ekipit korçar nuk mendojnë kështu….
Our sponsor