Ballina Kampionati Skënderbeu, i pari edhe në “Fair Play”

Skënderbeu, i pari edhe në “Fair Play”

108
0
Our Sponsor

Skënderbeu nuk kryeson vetëm në kampionatin e Kategorisë Superiore, por edhe në renditjen “Fair Play” të FSHFsë. Bardhekuqtë kryesojnë klasifikimin me 218 pikë, të ndjekur pikërisht nga kundërshtari i kësaj javë, Apolonia, që ka 215 pikë. Pas tyre vijnë Partizani dhe Vllaznia me 199 pikë, Teuta me 198 pikë dhe Kukësi me 196 në vendin e gjashtë.

Tirana ndodhet në vendin e 11 në këtë renditje me 192 pikë, ndërsa Laçi mbyll klasifikimin me 183 pikë. Korçarët shënojnë kështu arritjen e radhës në këtë sezon, teksa kjo vjen si pasojë e sjelljes së lojtarëve në fushë, zyrtarët të klubit dhe tifozëve në shkallët e stadiumit.

Ndërkohë, korçarët kryesojnë edhe me golat e shënuar dhe ato të pësuar deri më tani në kampionat. Skënderbeu ka realizuar 48 gola, duke pasur sulmin më të mirë, ndërsa ka pësuar 16 gola, po kaq sa Laçi, me mbrojtjet më të mira. Mes rekordeve bardhekuqe në këtë fund sezoni, vlerat shtohen për skuadrën e Mirel Josës për kryesimin e skuadrës më korrekte të Superiores.

Our sponsor

 

Artikulli paraprakNë Korçë bëjnë llogari: Ja si dalim kampionë, nuk e diskutojmë titullin
Artikulli tjetërOlalekan, një dështim në merkato për Skënderbeun

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu