Ballina Football Debutuan me Gegën, Skënderbeu gjen 4 “xhevahirë” tek akademia

Debutuan me Gegën, Skënderbeu gjen 4 “xhevahirë” tek akademia

193
0
Skënderbeu
Our Sponsor

Skënderbeu i sezonit të ri pritet të jetë një miksim i lojtarëve me eksperiencë dhe të rinjve premtues. Në sezonin e tyre të parë pas 13 vitesh mungesë në Kategorinë e Parë, korçarët do të kërkojnë ngjitjen në elitë dhe këtë do ta tentojnë duke ndërtuar një ekipi kompetitiv.

Përtej përvojës së futbollistëve që kanë një kontratë dhe afrimeve që Ardjan Takaj do të sjellë gjatë merkatos së verës, një peshë jo të vogël do të kenë edhe “xhevahirët” e akademisë, që kanë bërë debutimin e tyre me Skënder Gegën në krye të pankinës. Bëhet fjalë për dy sulmues dhe dy mesfushorë që do të jenë pjesë e bardhekuqve në Kategorinë e Parë.

I pari është Rei Pecani. Mesfushori tashmë 20 vjeç është një garanci për Skënderbeun, pasi ka më shumë minuta se kushdo tjetër nga akademia në këtë ekip. Ai ka provuar të luajë shtatë ndeshje me Skënderbeun në këtë sezon që lamë pas, ndërsa ka koleksionuar 40 minuta lojë në total, pavarësisht se debutimi i tij në ligën profesioniste është në sezonin e shkuar. Së bashku me Pecanin, është edhe Kevin Hysolli që pati rënë në sytë e Gegës, një prej mesfushorëve ofensivë.

Our sponsor

 

Të dy këta lojtarë pritet që të jenë permanentë në formacionin e sezonin e ardhshëm, duke parë edhe cilësitë e mira që kanë. Po ashtu edhe dy sulmues do të jenë pjesë e Skënderbeut të të rriturve në sezonin e ri, gjithashtu produkt i akademisë së futbollit. Kostika Beçka në pozicionin e qendërsulmuesit ka qenë një nga pikat e forta të ekipit të Jani Kaçit, duke shënuar 22 gola në sezonin e shkuar, gjë që ranë sy të Skënder Gegës, i cili i dha mundësinë e debutimit me Skënderbeun në ndeshjen kundër ndaj Tiranës

Së bashku me të edhe Skerdi Xhixho pritet të jetë pjesë e organikës. Xhixho mban edhe një rekord më vete teksa është lojtari i dytë me moshë më të vogël që debuton në elitën e futbollit shqiptar vetëm 17 vjeç. Luan si sulmues krahu dhe vjet e ka gjetur 20 herë rrjetën në kampionatin U-19. Të katër këta futbollistë, si prodhime të akademisë “Skënderbeu”, pritet që të jenë pjesë e ekipit të parë në sezonin e ri.

Artikulli paraprakFrashëri flet si kapiten: Ngjitemi direkt në elitë, 9 muaj kalojnë shpejt
Artikulli tjetërFlet ish-zv presidenti i Skendërbeut/ Adi Kollçaku: Kampionati do flasë përsëri korçarçe

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu