Nga ora në orë, Skënderbeu pret të zyrtarizojë dy shitje të bujshme.
Portali “Korça Sot” si gjithmonë i pari në zbulimin e lëvizjeve më të fundit te Skënderbeu, arrin të zbulojë edhe dy emrat të tjerë që do të shiten moment pas momenti.
Enis Gavazaj dhe Fidan Aliti, janë dy lojtarë të cilët ndodhen për momentin në Korçë, madje edhe sot kanë qenë prezentë në qytetin juglindor, por që kanë bërë gati “valixhet” për t’i dhënë edhe ata lamtumirën Skënderbeut.
Burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije se drejtuesit janë drejt akordit me dy ekipet jashtë vendit që kërrkojnë shërbimet e këtyre lojtarëve dhe shumë shpejt do të bëhet realitet diçka e tillë. Shitja e të dyve do të mbushë sigurisht arkën e klubit “Skënderbeu” dhe korçarët e kanë të sigurtë që do të kenë mundësi të afrojnë nga ky moment lojtarë të tjerë.
Enis Gavazaj ka javë të tëra që po përflitet, madje portali ynë ka deklaruar prej ditësh që janë tre ekipe në tre shtete të ndryshme, Kroacia, Rusia dhe Austria, që kërrkojnë shërbimin e kosovarit. Të njëjtat burime konfirmojnë se akordi është thuajse gati dhe Gavazaj do të jetë i pari që do të largohet nga Korça dhe do të jetë një tjetër shitje e bujshme për Skënderbeun.
Fidan Aliti është lojtari i dytë i cili edhe ai nga ana e vet është me “valixhe” në dorë. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës kërrkohet nga disa klube dhe padiskutim që nuk ka mundësi që Skënderbeu të kthejë prapa ofertat e majme financiare që kanë ardhur në adresë të tij.
Deri tani Skënderbeu ka arritur të shesë Xhejms Adeni dhe Suad Sahiti dhe pritet që lista e shitjeve të shtohet edhe më shumë.
“Korça Sot” është pranë ç’do lëvizje që po bëhet te kampionët dhe premton që do të informojë në kohë reale të gjithë tfiozët për zhvillimet më të fundit që ndodhin në kampin bardhekuq.
Lista e të larguarve zyrtarë nga Skënderbeu
Sabjen Lilaj
Ali Soue
Kristi Vangjeli
Xhejms Adeni
Suad Sahiti
Gledi Mici
Orges Shehi (trajner)
Tefik Osmani (?)
Gjergji Muzaka (?)
Pritet të shiten
Enis Gavazaj
Fidan Aliti