Ballina Intervista Shehi i vendos rregullat e lojës që në prezantim: Me mua nuk...

Shehi i vendos rregullat e lojës që në prezantim: Me mua nuk ka të pazëvendësueshëm

39
0
Our Sponsor

Orges Shehi është prezantuar gjatë ditës së sotme si trajneri më i ri i Skënderbeut. Për të kjo është detyra e re që do të marrë në skuadër, pasi më parë ka qenë edhe në rolin e kapitenit të ekipit. Gjatë fjalëve të prezantimit, Shehi është shprehur se vendimi për të qenë në krye të korçarëve ka ardhur paksa më herët nga çfarë e kishte pritur.

Megjithatë dora e tij do të ndihet që në ditët e para, pasi paralajmërimi për grupin e skuadrës është i qartë se te Skënderbeu nuk do të ketë asnjë futbollist që konsiderohet si i pazëvendësueshëm.

“Është një pozicion ndryshe pasi kalon nga fusha në pankinë. Ndodhi pak shpejt por e morra me kënaqësi dhe do të jap maksimumin që të shpërblej vlerësimin e klubit. Unë e kam përsëritur që jeta ime është e lidhur me futbollin. Më pëlqen fusha dhe kjo është ajo që doja. Erdhi pak shpejt por nuk mund të thoja jo. Më ndihmon fakti që jam në brendësi të ekipit dhe kam vlerësimin dhe besimin e të gjithëve.

Our sponsor

Sigurisht që të jesh drejtues duhet të krijosh stafin. Edlir Tetova do të jetë krahu im i djathtë si zëvendës trajner dhe Gentian Liçi si asistenti im. Kosta Jani do të jetë përgatitësi atletik i ekipit dhe i përhershmi Bozhiqi që është pjesë e pandarë e klubit.

Kjo është domethënëse sepse çdo ekip e ka shtyllën kurrizore të vetën. Ne e kemi bazën dhe shtyllën kurrizore. Unë do të bazohem tek lojtarët me eksperiencë dhe ata do të jenë boshti i ekipit. Skënderbeu nuk ka funksionuar kurrë me gjeneralë. Unë kam një moto, të gjithë të rëndësishëm asnjë i pazëvendësueshëm”, ka thënë Shehi.

Artikulli paraprakStërvitja e parë e Shehit me Skënderbeun, zbulohen titullarët që munguan
Artikulli tjetërSkënderbeu zyrtarizon stafin e Shehit, konfirmohet faza në Greqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu