Ballina Lajme Korçarët nuk mund ta mbanin dot Rashicen! Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu...

Korçarët nuk mund ta mbanin dot Rashicen! Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar

1038
0
Our Sponsor

Ndërkohë që ka qenë portali ynë që ka zbuluar klubin belg të Anderlehtit si destinacionin e ardhshëm të Ermir Rashicës, sigurisht që na vjen mirë që një lojtar kaq i ri, vetëm 20-vjeçar firmos për një klub të madh europian.

 

Anderlehti e ka studiuar prej kohësh Rashicën dhe donte patjetër shërbimet e këtij lojtari, prandaj edhe këmbëngulja nga ana e tyre ka qenë e madhe në adresë të klubit “Skënderbeu”.

Our sponsor

 

Rashica ka qenë padiskutim “ylli” jo vetëm i Skënderbeut, por i gjithë superligës dhe ishte Skënderbeu që e zbuloi dhe e solli nga Kosova në Shqipri. Në harkun kohor të një viti, Rashica erdhi, bëri emër dhe u shit po nga Skënderbeu, klub që ka treguar më së miri se bën marketingun më të mirë në Shqipëri.

Një lojtar si Rashica, përpara një oferte të madhe financiare që vërtet do të jetë e çmendur për Skënderbeun, nuk kishte sesi bardhekuqtë ta mbanin sulmuesin që nesër do të rritet shumë shpejt dhe ky është një “bast”.

 

Rashica të dielën do ta ketë ndeshjen e tij të fundit me Skënderbeun dhe do të jetë një ndeshje lamtumire.

 

Në mos sot, nesër, Skënderbeu një ditë do ta shiste këtë futbollit, pasi të gjitha ofertat kanë qenë tunduese, por oferta e fundit dhe emri i madh i klubit të Anderlehtit bëri që Rashica të shitet dhe ta mbyllë këtu aventurën me klubin “Skënderbeu” që e bëri me kaq shumë emër

Artikulli paraprakEkskluzive! Rashica shitet te gjigandët belgē të …
Artikulli tjetërTrajneri Ivan Gvozdenoviç gati “kurthin” anti-Partizani!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu