Ballina Kampionati Trajneri Ivan Gvozdenoviç gati “kurthin” anti-Partizani!

Trajneri Ivan Gvozdenoviç gati “kurthin” anti-Partizani!

1054
0
Our Sponsor

Skënderbeu tashmë ka filluar të mendojë vetëm për ndeshjen e së dielës, ndërkohë që sot dhe nesër skuadra pritet të mbyllë përgatitjet në qytetin juglindor dhe të shtunën pritet të zhvillohet stërvitja përmbyllëse në qytetin bregdetar të Durrësit.

 

Sigurisht që stafi teknik gjatë këtyre ditëve është përpjekur të mbajë në tonus të tijtë për të menduar vetëm për të dielën, ndeshjen e radhës ndaj Partizanit që do të startojë në orën 20:00 në “Arenën e Demave”.

Our sponsor

 

Në përballjen e parë në shtëpi ndaj Elbasanit u arrit barazimi 1-1 dhe bardhekuqtë morën vetëm 1 pikë, ndërkohë që ndryshe nga Elbasani, mendohet që Skënderbeu të paraqitet në kryeqytet, ndoshta me një skemë tjetër jo aq sulmuese sa në Korçë.

Sigurisht që këtë e di vetëm trajneri Gvozdenoviç, por në transferta të tilla më e pakta është që të mos dilet pa pikë dhe sigurisht që edhe një barazim do të kënaqte bardhekuqtë.

 

Trajneri Ivan Gvozdenoviç ka mbetur i kënaqur nga stërvitjet e këtyre ditëve dhe Skënderbeu është totalisht i përqëndruar për të kuqtë, ndeshje që po përgatitet në mënyrën më të mirë në qytetin juglindor.

 

Pritet të ketë ndonjë lëvizje të vogël nga ndeshja me Elbasanin, kjo sepse Skënderbeu do të luajë me kujdes, por të presim dhe të shohim, vetëm ditën e ndeshjes do të mund të mësohet si do të veprojë stafi teknik për rreshtimin e skuadrës.

Artikulli paraprakKorçarët nuk mund ta mbanin dot Rashicen! Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
Artikulli tjetërRashica nuk do largohet nga Skënderbeu – ja çfarë thotë klubi korçar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu