Our Sponsor

Skënderbeu do të përballet me Partizanin ditën e hënë në orën 17:00 në ‘Arenën e Demave’, e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Nën drejtimin e trajnerit Ivan Gvozdenovic skuadra ka vijuar me përgatitjet për ndeshjen, por dhimbjet e kokës kanë nisur për teknikun.

 

Mungesat dhe dëmtimet kanë lënë në dyshim planet e serbit me 3 sulmues që rrezikojnë ndeshjen. Ardit Nikaj është mungesë e sigurtë pasi ka plotësuar kartonët, ndërsa Ermir Rashica dhe Franklin Ahanonu janë të dëmtuar.

Our sponsor

 

19-vjeçari dardan ka shfaqur shqetësime në ligamentin e gjurit, ndërsa golashënuesi afrikan ka pësuar një tërheqje muskulore. Prania e tyre në ndeshje është në rrezik dhe mbetet të shihet nëse do të jenë të gatshëm, por shpresat nuk janë të mëdha.

Artikulli paraprakDISIPLINA/ Tirana dhe Partizani 7 milionë lekë gjobë për derbin, e pëson edhe Skënderbeu (VENDIMET)
Artikulli tjetër“Me mungesa, por duam tre pikë”, Gvozdenoviç para duelit me Partizanin: Ata janë favoritë, ne nuk shkojmë si…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu