Our Sponsor

Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet dhe është gati për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Partizanit. Korçarët kërkojnë të mos prishin ecurinë pozitive të rezultateve në javët e fundit, që i kanë mbajtur vazhdimisht në pjesën e sipërme të renditjes. Për trajnerin Ivan Gvozdenoviç, kjo ndeshje është një derbi në vetvete, pasi përplasen dy ekipe me histori. Sipas tij, Skënderbeu ka treguar se luan mirë ndaj ekipeve të mëdha dhe një gjë të tillë do të mundohet ta bëjë edhe në ndeshjen e së hënës përballë Partizanit. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, trajneri serb flet për gjendjen e ekipit dhe objektivin e këtij takimi.

gvozdenovic

Ivan, sa e ngarkuar dhe e vështirë ka qenë kjo javë?

Our sponsor

Po, ka qenë një javë e ngarkuar me ndeshje, pasi kemi luajtur me Erzenin në fundjavë, Kupë ndaj Cërrikut në mesjavë dhe tani ndaj Partizanit. Por më shumë sesa ngjeshja me ndeshje, ka qenë e vështirë situata e krijuar për shkak të problemeve fizike të disa lojtarëve. Kjo na e ka bërë më të vështirë situatën, pasi bëhet fjalë për dy lojtarë të rëndësishëm për ne.

Tani që jemi prag ndeshjes, si është gjendja me dëmtimet?

Mund të them që të dy nuk janë gati për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë, por do të shohim nëse mund të kenë disa minuta në lojë e sipër. Si Rashica, edhe Frenklin kanë vetëm një seancë të plotë me ekipin dhe gjendja e tyre nuk është optimale për të tentuar të luajnë si titullarë.

Sa të vështirë e bëjnë këtë takim këto dy mungesa?

 

Normalisht që do të ishte më mirë t’i kishim të gjithë lojtarët në dispozicion dhe të përgatisnim më së miri takimin e nesërm. Sigurisht që mungesat kanë peshën e tyre, por unë e kam thënë dhe e përsëris se kam 25 lojtarë për të hedhur në fushë nga minuta e parë dhe secili prej tyre mund të bëjë mirë në çdo moment që i vjen mundësia për të luajtur. Kjo është diçka e faktuar në këto javë kampionat, pasi shpesh ndryshimi i lojës ka ardhur pas ndërrimeve.

 

Sa e vështirë është kjo ndeshje për Skënderbeun?

 

Luajmë ndaj Partizanit, që është kampioni në fuqi dhe normalisht do të jetë e vështirë. Ne kemi synimet tona po ashtu dhe do të mundohemi të jemi gati për këtë ndeshje në momentin kur do të zbresim në fushë. E kemi studiuar mirë kundërshtarin dhe duhet të kemi të sigurt në mendjen tonë që nuk kemi asgjë më pak se ata. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme.

 

Tirana dhe Dinamo kanë ngecur. Është një mundësi e mirë për të shtuar diferencat apo edhe barazimi do të bëjë punë?

 

Nuk e di, nuk e shoh renditjen në këtë moment. Shoh vetëm ndeshjen e radhës dhe kaq. Është një ndeshje tejet e rëndësishme dhe ne do të shkojmë atje për të marrë maksimumin tonë. Për Skënderbeun nuk ka asnjëherë rezultat tjetër veç fitores si objektiv. Kështu që do të shkojmë për të fituar. Më pas të shohim se si do të dalim nga fusha.

Artikulli paraprakAlarm për Gvozdenovic, Skënderbeu pa sulmues ndaj Partizanit
Artikulli tjetërSkënderbeu sot përballë Partizanit, kërkohen 3 pikë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu