Ballina Kampionati Finalja e Superkupës, Skënderbeu me mungesa

Finalja e Superkupës, Skënderbeu me mungesa

199
0
Our Sponsor

Skënderbeu e nis nesër sezonin e ri dhe luan për trofe. Përballë do ketë Laçin, skuadër që e mundi në finalen e Kupës së Shqipërisë me një penallti të kontestuar gjatë. Tanimë luhet për Superkupën dhe për të dyja skuadrat kanë ndryshuar shumë gjëra, duke nisur nga trajnerët.

Orges Shehi për sfidën e së dielës, që luhet prej orës 19:45, nuk do të ketë dy lojtarë për shkak dëmtimesh. Njëri është sulmuesi Ardit Hoxhaj, i cili ka pësuar një dëmtim dhe ende nuk është rikuperuar.

Our sponsor

Tjetër lojtar me probleme është mesfushori Bakari Nimaga. Futbollisti nga Mali do qëndrojë jashtë fushave të blerta për 2-3 javë, duke humbur kështu edhe fillimin e kampionatit. Ndaj Partizanit të premten është e sigurt që mungon, ndërsa për më tej do jetë stafi mjekësor që do vlerësojë gjendjen e mesfushorit.

Pavarësisht këtyre mungesave, trajneri Shehi ka mjaftueshëm alternativa. Durrsaku po mendon për formacionin që do të hedhë në fushë dhe të gjithë në finalen e nesërme i kanë sytë nga Bregu, i cili pritet të jetë një nga liderët e korçarëve këtë sezon.

Artikulli paraprakShehi në debutim: E nis me trofe, Laçin e njeh Radas
Artikulli tjetërDiskutohet trofeu i parë i sezonit, ja kush e gjykon ndeshjen Skënderbeu-Laçi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu