Ballina Kampionati Në Korçë rikthehen “ethet e rënies”, tifozët të revoltuar me klubin

Në Korçë rikthehen “ethet e rënies”, tifozët të revoltuar me klubin

158
0
Our Sponsor

Pas humbjes me Partizanin ethet e rënies nga kategoria janë rikthyer më të forta se kurrë në kampin korçar. Humbja në habitatin “natyral” të Skënderbeut ishte e rëndë, por u përkeqësua akoma edhe më shumë nga fitorja e Apolonisë në ndeshjen e vet, gjë që i dërgoi korçarët në vend të fundit me 10 pikë në 14 takime.

 

Our sponsor

Skënderbeu ka dominuar në futbollin shqiptar në dekadën e fundit, por paraqitja aktuale e ka kthyer orën e historisë shumë prapa. Për të parë një situatë të ngjashme duhet të kthehemi në sezonin 2009-2010, por që edhe në atë kohë korçarët kanë qenë më mirë. Ky ka qenë sezoni i fundit kur Skënderbeu ka rrezikuar seriozisht rënien dhe ka shpëtuar vetëm falë ndeshjes “play off” me Kamzën.

Nëse i referohemi statistikave të dy sezoneve në distancë kohore, gjendja aktuale e Skënderbeut është më e zymtë se në sezonin 2009-2010. Skuadra aktuale ka 10 pikë në 14 javë, me 2 fitore, 4 barazime dhe 8 humbje. Në po kaq javë në sezonin 2009-2010 Skënderbeu numëronte 14 pikë të marra me 3 fitoreve, 5 barazime dhe 6 humbje.

Të dhëna këto që flasin për një krizë akoma më të thellë se në kohën kur korçarët ishin të rrezikuar për të dalë nga kategoria për herë të fundit. Situata bëhet akoma më e pashpresë në Korçë nëse shikon golat e shënuar dhe të pësuar. Skënderbeu i këtij sezoni ka pësuar 30 gola dhe ka shënuar 16. Ndërsa shifrat ishin më të balancuara në sezonin 2009-2010. Atë vit Skënderbeu shënonte njësoj si këtë sezon 16 herë, por kishte pësuar vetëm 17 gola. Shifrat flasin vetë për krizën aktuale te bardhekuqtë.

Mara vs Partizani

MBROJTJA NË “GIJOTINË” – Që prej fillimit të sezonit mbrojtja ka qenë më e kritikuara nga repartet e tjera. Skënderbeu këtë sezon është i brishtë dhe pëson shumë. Reparti difensiv ishte më i akuzuari dhe jo pa qëllim afrimet u përqendruan të gjitha këtu. Por, edhe pse pati afrime asgjë nuk duket e ndryshuar. Në ndeshjen e fundit, trajneri Ahmataj ndryshoi 75% të mbrojtjes, por sërish rezultati është i njëjtë, korçarët pësojnë dy gola në vetëm tri minuta.

Skenderbeu Kacanolli

KRITIKAT – Vendi i fundit dhe humbja në terrenin me borë, atje ku Skënderbeu kurrë nuk kishte humbur në historinë e tij, ka sjellë edhe reagimin e tifozëve. Në rrjetet sociale, të shumta ishin kritikat për ekipin, stafin, si dhe i kërkohet presidentit të marrë në dorë situatën. Ultimatum i tifozëve ka qenë i qartë, nëse gjatë gjithë kësaj kohe kanë mbështetur ekipin edhe kur nuk e kanë merituar. Ndërsa tani e tutje nuk do të tolerohen më dështime të tilla.

Artikulli paraprakNga Rapo te Hakaj, ja objektivat e Skënderbeut në merkato (E PLOTË)
Artikulli tjetërGega me “dorë të hekurt”, gjobit mbrojtësin e Skënderbeut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu