Ballina Kampionati Nga Rapo te Hakaj, ja objektivat e Skënderbeut në merkato (E PLOTË)

Nga Rapo te Hakaj, ja objektivat e Skënderbeut në merkato (E PLOTË)

43
0
Our Sponsor

Merkatoja hapet zyrtarisht më 1 janar, megjithatë në Korçë emrat e parë kanë dalë në skenë prej kohësh. Janë të paktën 4 futbollistë që janë në planet e Skënderbeut. Dhe nuk bëhet fjalë për dëshira, por më shumë se kaq. Klubi ka nisur kontaktet me disa prej tyre, por është herët për të folur për akord. 

Donald Rapo është i pari në këtë listë. Mesfushori e ka mbyllur aventurën me Luftëtarin, ndaj nuk do të ketë pengesë të transferohet në Korçë. I dyti është Eni Imami. Një lojtar që mund të bëjë mirë jo vetëm në krahë të majtë, por edhe në qendër të mbrojtjes. Nëse nuk e marrin dot me parametra “zero”, do të tentojnë që të bindin Tiranën që t’ua lëshojë në formë huazimi. Është i treti në listë, por mbetet një dëshirave e kahershme e Ilir Dajës.

Our sponsor

dorian kerciku

Flasim për Dorian Kërçikun, të cilin Skënderbeu donte ta rikthente që në verë. Asokohe nuk u bë gjë, por tashmë që mbrojtësi i djathtë shpalli “divorcin” me kryeqytetasit, shpresat janë shtuar.

ddddddddddddd

Vështirësitë mbeten vetëm te fakti se 26-vjeçari preferohet nga Partizani dhe Kukësi. I fundit është Esin Hakaj, për të cilin korçarët kanë shfaqur interes.

esin hakaj

Mbrojtësi i linjës së majtë nuk ka pasur shumë hapësira te Partizani, ndaj bardhekuqtë shpresojnë. Nëse afrohen emrat e përmendur më lart, atëherë Ilir Daja do të kishte mundësinë jo vetëm të dublonte rolet, por edhe të shtonte cilësinë në organikë. Dhe duhet thënë që shumica prej tyre mund të bëjnë më shumë se dy role, duke i dhënë mundësinë stafit teknik që të kishte disa “xhola” në ekip.

Artikulli paraprakDaja: Humbja si rrjedhojë e problemeve të organizimit, Bylisi na dominoi në fushë!
Artikulli tjetërNë Korçë rikthehen “ethet e rënies”, tifozët të revoltuar me klubin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu