Ballina Lajme Gega me “dorë të hekurt”, gjobit mbrojtësin e Skënderbeut

Gega me “dorë të hekurt”, gjobit mbrojtësin e Skënderbeut

90
0
Our Sponsor

Skënderbeu nën drejtimin e Gegës duket se ka ndryshuar katërcipërisht. Korçarët, nën drejtimin e trajnerit të ri, kanë vendosur rregulla të reja dhe strikte sa askush nuk do të tolerohet.

Me këtë lëvizje Gega ka kërkuar që të ketë angazhimin maksimal të ekipit dhe mbi të gjitha respekt ndaj fanellës dhe klubit.

Në kushtet e reja të vendosura, i pari që e ka pësuar ka qenë mbrojtësi kosovar, Leonat Vitija, i cili ka marrë gjobën e parë të erës “Skënder Gega” te Skënderbeu.

Our sponsor

Gjithçka ka ndodhur ditë më parë, kur pas ndeshjes me Kukësin, Gega e ka ndarë ekipin në dy grupe për zhvillimin e procesit stërvitor.

Kjo ka sjellë reagimin e lojtarit, që këtë herë ka shpëtuar vetëm me një këshillë. Por vetëm dy ditë më parë situata është përsëritur sërish. Ka mjaftuar një vonesë disaminutëshe e Vitijës në seancën stërvitore që Gega ta dënonte me gjobë.

Masa administrative shkon në 100 euro për lojtarin, ndërsa nuk mund të mbyllet me kaq. Këtë javë lojtari me shumë mundësi do të jetë në stol ose më keq, në tribunë.

Kjo pritet të vendoset nga trajneri i Skënderbeut në përgatitjet e fundit, që do t’i bëjë ndeshjes me Teutën në transfertë.

DIETA – Rregullat duket se kanë ndryshuar rrënjësisht tashmë në Korçë. Pas ardhjes së Gegës duket se ka ndryshuar edhe dieta ushqimore e lojtarëve.

Ka qenë vetë trajneri, i cili pak ditë më parë ka shkuar personalisht te restoranti ku drekonin korçarët për të vendosur dietën ushqimore të përcaktuar në bazë të seancave stërvitore që zhvillonin korçarët.

Diçka që kishte vite që nuk funksiononte në këtë mënyrë që në momentin kur Daja ishte në drejtimin e korçarëve. Supa deri pak ditë më parë ishte një ushqim që nuk njihej në drekën korçare, por tashmë është bërë pjesë e pandarë e recetës.

Në kushte të tilla ka pasur edhe nga ata që kanë kërkuar të porosisin atë çfarë duan për t’u ushqyer, por kjo ka ndeshur kundërshtimin e prerë të Gegës.

Gjithçka tashmë do të vendoset në rregull dhe lojtarët janë të detyruar t’i zbatojnë kërkesat e trajnerit. Sa për formacionin, korçarët do të duhet të bëjnë pa Mensah e Meksin të dëmtuar dhe Frashërin e pezulluar.

Ndërkohë, shqetësime në stërvitje kanë ndier edhe Berisha e Moraesh, por nuk dihet me siguri nëse do të mungojnë.

Artikulli paraprakNë Korçë rikthehen “ethet e rënies”, tifozët të revoltuar me klubin
Artikulli tjetërSkënderbeu shpërthen në fund/ Zbuloni intervalin e minutave ku korçarët nuk kanë shënuar asnjë gol

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu