Ballina Kampionati “Shumë lojtarë mund të mos jenë pjesë e Skënderbeut sezonin tjetër”, Liçi:...

“Shumë lojtarë mund të mos jenë pjesë e Skënderbeut sezonin tjetër”, Liçi: Nuk ka më rëndësi fitorja

51
0
Our Sponsor
Skënderbeu pësoi një tjetër humbje, kësaj radhe përballë Kukësit në trasnfertë. Në një intervistë për “Super Sport”, tekniku i korçarëve, Gentian Liçi, dha opinionin e tij për këtë sfidë.

 

 

“Ne do mundohemi të fusim lojtarët me më pak minuta. Duke pasur shumë lojtarë të rijnë në përbërjen e ekipit, nuk mund t’i kërkonim më shumë.

Our sponsor

Kjo vjen që ne nuk kishim më objektiva. Shumë lojtarë nuk e dimë nëse do të jenë pjesë e Skënderbeut. Kjo s’varet nga ne, por nga dëshira e lojtarëve.

Për ne s’ka rëndësi fitorja ose tre pikët. Për ne ka rëndësi përfaqësimi i denjë i ngjyrave të Skënderbeut dhe të fusim në lojë më shumë lojtarë të rijnë që kanë dëshirë të jenë pjesë e jona sezonin tjetër”, ishin fjalët e Liçit.

Artikulli paraprakFitore minimale, Kukësi i falet Fejizhaos ndaj Skënderbeut! Në fund nuk mungon as tensioni
Artikulli tjetër“Zyrtarizohet” një tjetër lamtumirë nga Skënderbeu, lideri i prapavijës e mbyll me korçarët pa pritur fundin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu