Our Sponsor
Skënderbeu i sezonit të ardhshëm do të jetë shumë më i ndryshëm se ky i viteve të fundit edhe për faktin e thjeshtë se disa prej lojtarëve që kanë qenë shtylla e skuadrës korçarë, nuk do të zbresin me ekipin në Kategorinë e Parë. Pak nga pak po konfirmohen edhe largimet e tyre dhe një tjetër i është shtuar sot.
Mbrojtësi Leard Sadriu, nja nga titullarët fiks të këtij sezoni për Skënderbeun, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se sfida ndaj Kukësit kishte qenë e fundit për të me fanellën e korçarëve.
“ishte kënaqësi që isha pjesë e kësaj skuadre. Faleminderit Korça”, shkruante Sadriu në rrjetet sociale duke bërë kështu praktikisht zyrtar largimin e tij. Futbollisti ka qenë në huazim nga radhët e Shkëndijës së Tetovës që nga janari i vitit 2021 dhe tashmë do të kthehet përsëri në bazë për të vazhduar karrierën e tij me tetovarët.
Our sponsor