Ballina Lajme Skënderbeu bëri krenare një Shqipëri të tërë

Skënderbeu bëri krenare një Shqipëri të tërë

163
0
Our Sponsor

Në Korçë e kanë gdhirë deri në mëngjes. Pas fitores së madhe, të gjithë kanë festuar deri në orët e para të së mërkurës me kërnacka, birra dhe serenata

 

Leonard Trebicka

Our sponsor

 

E gjithë Shqipëria dje ka qenë me sy e veshë në qytetin juglindor, pasi kampionët kanë luajtur ndeshjen e parë të turit të dytë të Champions League. Dhe gjithçka ka nisur si jo më mirë. Katër gola, një traversë, një gol i anuluar, raste pa fund për Skënderbeun ishin gjithçka në këtë 90-minutësh të parë, që përfundoi me rezultatin e thellë, 4-1. Kjo fitore duket se e çon Skënderbeun në turin tjetër, por bardhekuqtë kërkojnë të qëndrojnë me “këmbë në tokë”, pasi, në fund të fundit, janë edhe 90 minuta të tjera për t’u luajtur.

Dje ka debutuar Hamdi Salihi, i cili shfaqi një formë të shkëlqyer, ndërsa Hristov i Kombëtares së Bullgarisë nuk u ngjit në nivelin që pritej, por nuk duhet harruar se ka vetëm pak ditë që është bashkuar me Skënderbeun. Dje fitoi Skënderbeu, por në fund të fundit fitoi edhe futbolli shqiptar, pasi kemi parë një skuadër të madhe në fushë. Nuk është më ai Skënderbe i viteve të kaluara, por me objektivin madhor, atë të futjes në grupet e Europa League. Vërtet ky Skënderbe na ka bërë krenarë me debutimin e tij në Champions për këtë verë dhe është e sigurt që rruga do të jetë e gjatë.

FESTA – Pas përfundimit të ndeshjes, të gjithë te kampionët kanë mbetur shumë të gëzuar dhe sigurisht që radha i ka mbetur festës. Deri në të gdhirë, të gjithë lojtarët kampionë kanë festuar me familjarët e tyre dhe së bashku kanë pushtuar lokalet e qytetit, duke preferuar kërnackat dhe birrat në këto ditë të nxehta vere, por që duket se janë edhe ditët e Skënderbeut të madh. Një “Bravo” e madhe edhe për tifozët, të cilët dje kanë qenë vërtet lojtari numër 12. Edhe ata, bashkë me Skënderbeun, e kanë gdhirë. E kanë gdhirë, sepse në fund të fundit e kanë merituar dhe me plot gojë mund të themi që bardhekuqtë tashmë janë në turin tjetër, pavarësisht se është edhe ndeshja e kthimit. Të gjithë mezi prisnim të shikonim këtë Skënderbe me objektiva kaq të mëdha dhe duket se kjo skuadër po bën diferencë në futbollin shqiptar. Përveç 5 titujve radhazi, ka arritur të bëjë edhe një start fantastik në Champions, pavarësisht se përballë ishte Krusejdërs dhe jo ndonjë ekip me emër në Europë. Pas fitores së mbrëmshme të gjithë kanë pasur të drejtë të festojnë në qytetin e festave. Urime Skënderbeut! Urime Josës dhe futbollistëve! Urime tifozëve! Urime Korçës dhe mbarë futbollit shqiptar, që mbrëmë na bëri krenarë…

 

5 vite radhazi

në Korçë këndohet himni i Champions League, pasi Skënderbeu ka fituar titullin 5 herë radhazi. Por këtë herë objektivi është për të shkuar shumë larg…

Artikulli paraprakFOTOLAJM/ Progni sqaron episodin pas zevendesimit
Artikulli tjetërTakaj i lumtur: Shmangëm Bazelin dhe Selltikun

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu