Ballina Lajme Josa: Salihi do na ndihmojë në Champions

Josa: Salihi do na ndihmojë në Champions

39
1
Our Sponsor

Mirel Josa e ka vlerësuar af rimin e Hamdi Salihit si një lëvizje të rëndë- sishme në radhët e skuadrës korçare. Trajneri ka bërë një analizë të ecurisë së ekipit në këtë fazë përgatitore. Si gjithnjë, Josa shfaqet edhe këtë herë me kritika për grupin, duke ulur entuziazmin që mund të ketë kapluar kampionët e vendit.

“Faza përgatitore na tregoi se kemi ende punë për të bërë. Ekipi nuk më ka kënaqur plotë- sisht dhe kjo periudhë në Korçë do të na shërbejë për të përmirësuar grupin”, tha dje trajneri për “Supersport”.

Afrimi i fundit i kampionëve, Hamdi Salihi, nuk ka udhëtuar me ekipin, kjo për shkak se kërkon të tërheqë dokumentacionin për të qenë i gatshëm për sfidën e parë me Skënderbeun.

Our sponsor

Josa e vlerëson shumë këtë afrim dhe përqendrohet te dy sfidat e Champions-it, duke evituar të japë mendimin për kampionatin e ri.

“Salihi është një afrim cilësor që do t’i shërbejë shumë skuadrës. Ne jemi të përqendruar për sfidat e Champions-it. Më vonë do të përqendrohemi te kampionati”.

Shkëmbi në dilemë

Vijon të mbetet ende në dilemë prezenca e Shkëmbit në ndeshjen e parë pas dëmtimit të kapitenit në miqë- soren kundër LASK Linz. Pas mbërritjes në Shqipëri, vetë lojtari për gazetën ka folur shkurt: “Nuk kam dëshirë të flas, pasi nuk e kam vendosur akoma nëse do të luaj apo jo. Kam dhimbje, kaq mund të them. Derisa ta vendos një gjë të tillë, nuk kam çfarë të them. Kjo do të thotë që duhet të presim edhe 2-3 ditë të tjera për përgjigjen”. Bledi Shkëmbi gjatë fazës përgatitore në Austri pësoi një dëmtim në kavilje.

Përgatiti: LLAZI SARO

 

Artikulli paraprakGodet sërish Skënderbeu, merr edhe sulmuesin bullgar Ventsislav Hristov
Artikulli tjetërOsmani firmos në avion, edhe një sezon me Skënderbeun

1 Koment

  1. “Crusaders”, ka marre pak superxhiro me fitoren ne Estoni. Sipas shtypit irlandes, ata e konsiderojne “Skenderbeun” skuader dicka me te dobet se “Livadhja” e Talinit. Kjo eshte pozitive per ne. Nja kater lojtare te ekipit, ka mundesi te mos vijne ne Korce per punet e tyre personale. Sidoqofte, vemendja duhet te jete maksimale. Shans si ky, zor se i vjen “Skenderbeut.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu