Vjen akordi final. Shkëlzen Ruçi do të jetë portieri i Skënderbeut për Kategorinë e Parë. Pas shumë dilemash dhe bisedimesh, marrëveshja është mbyllur.
Ruçi do të jetë gardiani i korçarëve edhe për sezonin 2022-2023, ndërsa Takaj paralajmëron se do të ketë edhe goditje të tjera për të ndërtuar ekipin e duhur:
“Po, e konfirmoj zyrtarisht se Shkëlzen Ruçi është portieri i Skënderbeut. Kemi arritur akordin dhe lojtari do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me ne. Ndërkaq, po punojmë edhe për afrime të tjera me qëllim që të krijojmë një ekip sa më të denjë, një Skënderbe elite”, deklaroi Takaj.
Elbasanasi ka një karrierë të gjatë mes shtyllave, teksa ka luajtur me ekipe si Elbasani, Bylis, Luftëtari dhe Gjilani, ndërsa edhe sezonin e shkuar ishte pjesë e korçarëve.
Ai ka luajtur nëntë ndeshje si titullar, duke mos pasur shumë hapësira, por një gjë e tillë duket se nuk e ka stepur për të vijuar në Korçë edhe në Kategorinë e Parë.