Ballina Intervista SHEHI: TEUTA NUK E MERITON KËTË SITUATË, POR TROFEUN E DUA UNË

SHEHI: TEUTA NUK E MERITON KËTË SITUATË, POR TROFEUN E DUA UNË

34
0
Our Sponsor
Pas një ndërprerje të gjatë, emocionet e Kupës së Shqipërisë janë rikthyer sërish, teksa ditën e nesërme luhen ndeshjet e para të çerekfinale. I intervistuar nga “SuperSport”, kapiteni i korçarëve, Orges Shehi shprehet optimist për ndeshjen ndaj Teutës. Fitorja e Skënderbeut ndaj Teutës do të sillte sërish harmoni në ekip, pas humbjes në fundjavë përballë Luftëtarit.“Vijmë pas një paraqitje jo të mirë, që tregoi se nuk ishim aty ku duhet. Futbolli i tillë është se të jep mundësi të rikuperosh. Duhet të reagojmë dhe të tregojmë se kemi nxjerrë mësime nga e kaluara. Kupa ka specifikë që luhet në dy takime dhe nëse nuk je në lartësinë e duhur eliminohesh.E gjithë skuadra ka qenë në në të njëjtin mendim, që nuk ishim aty ku duhet. Këto ditë na kanë shërbyer për ti vënë gishtin kokës. Duhet harruar ajo humbje në Gjirokastër dhe duhen nxjerrë mësime”, ka deklaruar portieri Shehi.

[the_ad id=”45″]

Përveç kampionatit, objektivi tjetër i Skënderbeut është Kupa, një trofe i cili mungon në vitet e lavdishme të Skënderbeut në Shqipëri.

“Është një trofe që e kam fituar dy herë dhe dëshiroj ta fitoj edhe me Skënderbeun dhe shpresoj që ky të jetë viti i duhur.

Our sponsor

Ndaj Teutës është një ndeshje e veçantë, sepse luaj ndaj ekipit të qytetit tim. Luaj në stadiumin ku jam rritur dhe jam formuar, është një emocion i veçantë dhe ndihem shumë mirë sa herë luaj në atë stadium. Teuta është një ekip shumë i mirë dhe nuk i meriton pozitat ku ndodhet”, është shprehur portieri i Skëndërbeut.

[the_ad id=”44″]

Artikulli paraprakIlir Daja qetësohet në prag të Kupës, tre titullarë rikthehen ndaj Teutës
Artikulli tjetërDAJA: S’JEMI ATY KU DUHET, DUAM DY TROFETË

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu