Ballina Football VIDEO/ 3 gola në Korçë, Laçi përmbys Skënderbeun! Guindo “kënaqet” me 1...

VIDEO/ 3 gola në Korçë, Laçi përmbys Skënderbeun! Guindo “kënaqet” me 1 penallti

198
0
Our Sponsor

Laçi mposhti me përmbysje në Korçë Skënderbeun, me rezultatin 1-2, në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të Superiores. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 në favor të korçarëve të Liçit, që shënuan me Pusin, ndërkohë që kurbinasit arritën të përmbysnin falë golave të Gundos që shënoi me penallti dhe kapitenit Turkaj, që vulosi triumfin.

Vlen të theksohet se në këtë duel, si Skënderbeu dhe Laçi, nuk kishin asnjë objektiv për sa i përket pikëve, pasi korçarët janë të rënë nga kategoria ndërkohë që Laçi ka siguruar vendin e dytë.

FT: SKËNDERBEU-LAÇI 1-2

Our sponsor

Pusi 42′ / Guindo 81 ‘ (p), Turkaj 88’

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ GOOOOL LAÇI 1-2/ Kapiteni Turkaj përmbys rezultatin, duke përfituar nga një rrëmujë në zonë, pas harkimit nga këndi.

81′ GOOOOL LAÇI 1-1/ Vendoset baraspesha, Guindo realizon me penallti!

80′ Penallti për Laçin, e fiton Guindo pas duelit me Vrapin, për gjyqtaren Rusta nuk ka dyshime. 11 metërsh për bardhezinjtë.

76′ Zëvendësim i detyruar te Skënderbeu, largohet Dumfur i dëmtuar, në lojë Sadriu.

71′ Dy zëvendësime te Skënderbeu, largohen nga fusha Pecani dhe Pusi, në lojë, Moraesh dhe Zhan Viktor.

64′ Mazrekaj “flirton” me golin e barazimit, tentativa e mesfushorit shkon ngjitur me shtyllën.

62′ Zëvendësim te Laçi, largohet Qato, vendin e tij e merr Mazrekaj.

60′ Pranë golit të dytë Skënderbeu me Mensah që shpërdoron një rast të artë shumë pranë portës.

56′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Berisha, vendin e tij e merr Kaso.

55′ Laçi provon ndjeshëm terren dhe provon me Deliun nga distanca, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

46′ Pjesa e parë starton me zëvendësime të shumta. Te Laçi largohen Malota, Akiniemi dhe Zulfiji, në vendin e tyre, Shehu, Zarubica dhe Deliu. Një ndryshim edhe te Skënderbeu, largohet Mara për Alii.

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

45′ Laçi pretendon për penallti, pas duelit të Frashërit me Spahiun brenda zonës, por pas konsultimit për disa minuta me VAR-in, gjyqtarja Emanuela Rusta vendos që loja të vijojë duke mos akorduar penallti.

42′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Pusi kalon në avantazh korçarët! Shkodrani lëviz mjaft mirë pas asistit të Marës dhe gjuan saktë duke përshëndetur rrjetën!

38′ Pranë golit Laçi! Spahiu provon me një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit, tentativa e tij ndalet nga traversa!

34′ Berisha vë në provë portierin Dajsinani, tentativa e futbollistit të Skënderbeut grushtohet nga portieri i Laçit.

27′ Laçi kërkon të surprizojë me Spahiun që provon me një gjuajtje, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

25′ Duel i vakët në Korçë, me të dyja skuadrat që duken të përgjumura dhe pa shumë dëshirë.

15′ Asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive në këto minuta të para. Asgjë për t’u shënuar, teksa sulmuesit e kanë të vështirë të depërtojnë në katërkëndëshat e mbrojtura nga Ruçi dhe Dajsinani.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Ruçi, Vitija, Frashëri, Vrapi, Dumfur, Pecani, Vangjeli, Mara, Berisha, Pusi, Mensah. Trajner: G.Liçi.

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Velkoski, Ziko, Malota, Turkaj, Spahiu, Qato, Zulfiji, Akiniemi, Guindo. Trajner: Sh.Duro.

Artikulli paraprakU zgjodh në krye të korçarëve, Gentian Liçi zbardh planin për rikthimin e Skënderbeut
Artikulli tjetër“Mendojmë për sezonin e ardhshëm”, Liçi pret sinjal nga drejtuesit e Skënderbeut: Tani nuk llogarit dot një ditë, jo më…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu