Skënderbeu nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, ku në 3 ndeshjet e fundit ka marrë 1 barazim dhe 2 humbje rresht. Këto rezultate kanë bërë që korçarët të ndodhen në “Play-out” , ndërsa kanë kuotë të njëjtë pikësh me Tiranë dhe Laçin, teksa kanë 1 pikë më shumë se Bylisi i vendit të fundit.
Janë 3 pikë më pak se sezoni i kaluar në të njëjtën periudhë. Për shkak të momentit “JO” në të cilin ndodhet ekipi, Ardian Takaj ka vendosur të zbresë në fushë për të folur nga afër me lojtarët dhe stafin. Kreu i klubit u ka dhënë mbështetjen maksimale skuadrës, ndërsa dëshiron që kthesa të vijë që në sfidën e radhës ndaj Teutës.
Takim ky që do ta luajnë në transfertë, me ekipet që do të zbresin në fushë ditën e shtunë. Gjithçka do të startojë në orën 14:00 në “Niko Dovana”.